Google ADS

Kitaroviq, e shqetësuar me gjendjen e aeroplanëve luftarakë MiG-21

19:23 | 17 Mars 2017
Arbresh.info

Presidentja e Kroacisë, njëherësh komandante supreme e Forcave të armatosura të këtij vendi, Kolinda Grabar-Kitaroviq të premten papritmas ka vizituar aeroplanët luftarakë kroatë dhe ka shprehur brengosjen me gjendjen e MiG-21.

Ajo këtë e ka bërë me rastin e vizitës në kazermën “Kolonel Marko Zhivkoviq” në Ples, ku është organizuar pritja për kontingjentin e pestë kroat, i cili është kthyer nga misioni në Afganistan, transmeton agjencia kroate e lajmeve Hina.

Ndryshe, dje mediat kroate kanë bërë të ditur jo zyrtarisht se një aeroplani luftarak të Kroacisë MiG 21 i është ndalur motori derisa ishte duke fluturuar, por fatmirësisht piloti kishte arritur të vë në funksion serish motorin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme