Puthjet dhe skenat erotike kanë qenë të ndaluara në kinematografinë shqiptare të para viteve 1990.
Aktorja dhe njëkohësisht Drejtorja e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Monika Lubonja e ftuar në programin “Rudina” ka thënë se, ajo ka qenë aktorja e parë që ka realizuar puthjen e parë pas viteve ’90 në kinematografinë shqiptare.
“Filmi “Pas fasadës” ka qenë filmi im i parë. Kam qenë studente dhe interpretoja së bashku me pedagogun tim, Ndriçim Xhepën.
Filmi thuhet se është xhiruar në vitin 1992, por xhirimet e tij kanë nisur në ’90 kur unë isha studente në vitin e tretë atëherë edhe kur po ndodhte ndryshimi i regjimit komunist.
Një nga operatorët e Kinostudios na tha mua dhe Ndriçimit tani po na vjen demokracia kështu që dhe ju nuk duhet të na jepni një puthje në film.
Erdhi shumë spontanisht dhe mund të them që kam e para aktore që kam realizuar të tilla skena pas viteve ’90”, ka thënë Lubonja.
Ajo ka shtuar gjithashtu se edhe kolegia e saj Rajmonda Bulku ka realizuar një skenë të tillë në filmin, “Vdekja e kalit”.
https://www.youtube.com/watch?v=5ebFJSp2PSg
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”