Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta dhe bashkëlojtarët e tij, Ivan Raktic dhe Gerard Pique, i kanë ofruar mbështetje të plotë asistentit, Jugan Carlos Unzue, për të marrë rolin kryesor pas largimit të Luis Enriques nga kampioni spanjoll.
Unzue është njëri nga dy kandidatët udhëheqës si pasardhës të Luis Enriques, i cili njoftoi këtë muaj se do të largohet në fund të sezonit, ngjashëm si trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde, transmeton portali arbresh.info.
Unzue, i cili më parë ishte portier në Barcelonë, punoi si ndihmës në bordin e katalunasve nga viti 2003-2010. Madje, ai arriti të bëhet ndihmës i Luis Enriques për dy vite te Celta Vigo gjatë vitit 2013 para se t’i bashkohej atij te Barcelona në vitin 2014.
“Unzue ka njohuri për gjithçka në klub dhe e di si funksionojnë gjërat, ai ka punuar në klub që një kohë të gjatë dhe është duke punuar ende me ne. Ai është i kualifikuar dhe ka eksperiencë si trajner dhe është i ngazëllyer me përfundimin e sezonit për të ofruar ndihmë tek ne që t’i arrijmë qëllimet tona”, tha Iniesta.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka lavdëruar gjithashtu Unzuen.
“Ai ka kaluar shumë vite me ne në klub, me vetëm me Luis Enriquen por gjithashtu edhe me Pep Guardiolan dhe jam i sigurt që ai është një kandidat i mirë”, tha Pique.
Nga ana tjetër, mesfushori kroat Ivan Rakitic ka thënë se Unzue i kupton shumë mirë lojtarët.
“Kam një shoqëri shumë të mirë me të, ai na njeh shumë mirë të gjithëve, ne kemi besim maksimal për të”, tha Raktic./arbresh.info
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa