Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas marrjes në pyetje nga Prokuroria Themelore Publike, tha se deri më 24 mars pret që të ketë Qeveri të re.
“Shpresoj të kemi Qeveri më 24 mars. Sa i përket mua, unë shpresoj se Qeveri do të formohet nesër. Por kjo nuk varet prej meje. Skenari i vetëm të cilin e pres që të ndodh në përudhën e ardhshme është ai që në Maqedoni të formohet Qeveri. Shpresoj që Trajko Velanovski do të dërgoj shkresë deri te Presidenti i vendit dhe do të respektoj afatin prej 10 ditëve”, tha Zaev.
Kujtojmë se sot Oliver Spasovski, deri te Kuvendi në emër të 67 deputetëve dërgoi kërkesë për vazhdimin e seancës konstitutive.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut