Belgjika zbulon skuadrën, Januzaj nuk është në listë

14:19 | 17 Mars 2017
Arbresh Info

Përfaqësuesja e Belgjikës ka zbuluar skuadrën për dy ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.

Trajneri Roberto Martinez në një konferencë për media të organizuar orë më parë ka prezantuar skuadrën prej 27 lojtarëve, shkruan portali arbresh.info. Belgjika do të takohet me Greqinë më 23 mars, ndërsa tri ditë më vonë zhvillon miqësore ndaj Rusisë.

Megjithatë, ylli shqiptar i Manchester United, Adnan Januzaj, nuk është përzgjedhur nga trajneri Martinez.

Edhe pse Januzaj, i cili është i huazuar nga Sunderlandi për këtë edicion, ka shprehur dëshirë dhe priste ftesën nga Belgjika, një gjë e tillë nuk ka ndodhur./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme