Ish-kryeadministratori i UNMIK-ut në Kosovë, Joachim Rucker, ka thënë se Kosova është duke ecur në rrugë të duhur drejt Bashkimit Evropian.
Rucker në një intervistë për KosovaPress ka thënë se shteti i Kosovës ka pasur përmirësime në infrastrukturë ndërsa pret që të ketë përmirësime edhe në sektorin e energjisë.
Rucker: Kosova është në drejtimin e duhur dhe eventualisht do të jetë anëtare e BE-së
“Për aq sa mund të vërej gjërat po ecin në drejtim të duhur. Jam shumë i lumtur që me rastin e kësaj vizite kam parë përmirësime në infrastrukturë dhe mendoj që në fushat tjera duhet të ketë përmirësime të mëtutjeshme duke përfshirë kështu sektorin e energjisë. Jam shumë pozitiv që Kosova është në drejtimin e duhur dhe eventualisht do të jetë anëtare e BE-së siç e kemi thënë edhe vite më parë”, tha Rucker.
I pyetur lidhur me vendimin e institucioneve të Kosovës për ndryshimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që e çon atë drejt krijimit të ushtrisë, Rucker pa komentuar shumë për këtë temë tha se Kosova momentalisht është në një proces të dialogut që mbikëqyret nga faktori ndërkombëtar , cili e “këshillon Kosovën lidhur me këtë çështje”.
Rucker: Komuniteti ndërkombëtar i cili ju këshillon lidhur me këtë çështje
“Nuk jam ekspert sa i përket kësaj pyetje sepse unë nuk jam më i angazhuar në politikën e brendshme të Kosovës, por ju jeni në një dialog të mbikëqyrur nga komuniteti ndërkombëtar, i cili iu këshillon lidhur me këtë çështje”, tha ish-adminstratori gjerman.
Duke folur në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Rucker përmendi kushtet që kosovarët duhet të përmbushin për të lëvizur lirshëm nëpër shtetet e BE-së.
Me këtë rast ish-administratori i UNMIK-ut tha se Kosova duhet t’i përmbush kushtet që i janë caktuar për liberalizim të vizave.
Rucker: Duhet të plotësohen kushtet për liberalizim të vizave
“E di që duhet të plotësohen disa kushte dhe disa kërkesa për liberalizimin e vizave dhe do ta këshilloja Kosovën që ta bëjë këtë gjë dhe të plotësoj kërkesat dhe jam i sigurt që në këtë mënyrë gjërat mund të ndodhin”, tha Rucker.
Diplomati nga Gjermania ka qenë në krye të UNMIK-ut në Kosovë prej vitit 2006 deri në vitin 2008.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...