Google ADS

Vetëvendosje është duke analizuar Projektligjin për FSK-në

10:25 | 17 Mars 2017
Arbresh.info

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti, ka bërë me dije se Kosova nuk duhet lejuar asnjë kushtëzim për themelimin e ushtrisë së saj.

Dërguti në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se Kosova, si çdo shtet tjetër, ka të drejtën për ta pasur ushtrinë dhe këtë të drejtë nuk mund t’ia mohojë askush.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje! e ka kritikuar përmbajtjen e Projektligjit për avancimin e FSK-së në një forcë ushtarake. Sipas saj, ai dokument që është shkruar përmban edhe gabime gjuhësore.

Dërguti ka bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje! është duke e analizuar hollësisht Projektligjin për FSK-në dhe vërejtjet e sugjerimet do t’i japë kur të vijë në Kuvend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme