Presidenti turk ka akuzuar BE-në për nisjen e një ‘kryqëzate’ kundër islamit me vendimin për lejimin e kompanive për të ndaluar shamitë.
Ai ka shtuar që Holanda ka humbur miqësinë me Turqinë në mes të thellimit të krizës diplomatike midis dy vendeve, transmeton portali arbresh.info.
Duke mbajtur një fjalim në veriperëndim të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shprehur pakënaqësinë e tij me vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, ku thuhet se shamitë myslimane mund të ndalohen nga punonjësit si pjesë e politikës së përgjithshme për të larguar të gjitha simbolet fetare e politike.
“Turp për BE-në. Me parimet e juaja evropiane, vlerat e drejtësinë, keni filluar një përplasje mes kryqit dhe gjysmëhënës, nuk ka shpjegim tjetër”, citohet të ketë thënë Erdogan.
Komentet e tij vijnë pas një deklarate të ngjashme të ministrit të jashtëm turk Mevlut Cavusoglu i cili paralajmëroi për luftë fetare në Evropë./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin