Roja bregdetare italiane, (Guardia di Finanzia) publikoi sot Raportin Vjetor 2016, ku bëhet një bilanc i operacioneve në hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Italisë në luftën ndaj trafikut të narkotikëve.
Sipas raportit, gjatë operacioneve nga ajri dhe në det gjatë vitit 2016 janë bllokuar nga forca aeronavale e “Guardia di Finanza” rreth 32,8 tonë marijuanë. Raporti vlerëson se rreth 1900 persona janë arrestuar gjatë operacioneve të rojës bregdetare italiane.
“Për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, i rëndësishëm është bashkëpunimi me Shqipërinë”, vlerëson raporti. Ky bashkëpunim sipas autoriteteve italiane, ka nisur nga viti 1997, me marrëveshjen mes Ministrive të Brendshme të të dy vendeve dhe përmes krijimit te një bërthame Kufitare Detare në dy reparte të bazuar në Durrës dhe Vlorë.
Në vitin 2007 bashkëpunimi me “Guardia di Finanzia” është thelluar, duke bërë të mundur forcimin e bashkëpunimit dypalësh në identifikimin, raportimin dhe asgjësimin e plantacioneve të kanabisit në territorin shqiptar.
Raporti vëren më tej se me një protokoll të veçantë shtesë, nënshkruar në Tiranë në vitin 2012, midis Departamentit të Sigurimit Publik të Ministrisë së Brendshme italiane dhe Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar, është përfshirë edhe mbikqyrja ajrore në territorin shqiptar e vatrave me kanabis.
Një ditë më parë, roja bregdetare italiane tha se bllokoi në brigjet e Pulias 816 kilogramë marijuanë dhe arrestoi dy skafistë shqiptarë.
“Nëse lënda narkotike do të tregtohej në tregun e paligjshëm të marijuanës, organizatat kriminale do të përfitonin rreth 8 milionë euro”, – vlerësoi roja bredgetare italiane.
Sipas saj, “që nga fillimi i vitit 2017, janë rreth 11 tonë marijuanë që janë sekuestruar nga Guardia di Finanza vetëm në Pulia, gati sa gjysma e sasisë së bllokuar gjatë gjithë vitit 2016 në këtë zonë detare në kufi me Shqipërinë”. /zeriamerikes/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...