Gati çdo shtatzënë, si rregull ditor, ka probleme me tretjen e ushqimit, me jashtëqitjen dhe kapsllëkun.
Arsyet për këtë janë të ndryshme: në njërën anë, janë hormonet, sepse ato bllokojnë muskujt e zorrëve, kështu që ushqimi lëvizë më ngadalë.
Në anën tjetër, për t’iu adaptuar ndryshimit trupor, mitra zgjerohet dhe thjeshtë e shtyn lukthin anash. Dhe së fundit, shpesh nuk pihen mjaftë lëngje.
Nga 1.5 deri në 2 litra të preferuara, shumë gra shtatzëna arrijnë të konsumojnë vetëm gjysmën e sasisë së këtyre lëngjeve. Shishja me ujë mineral do të duhej të ishte veprim i nënkuptueshëm. Po ashtu, edhe çaji i pemëve, çaji i bimëve e ndihmon rregullimin e tretjes.
Ushqimi mund të ketë mjaftë efekt pozitiv që tretja në lukth sërish të rregullohet. Natyrisht, rregullimi i zorrëve është i dukshëm. Materiet ushqyese të balancuara janë çelësi magjik. Ato gjinden në produktet e drithërave, drithërat e grira, pemë dhe perime të freskëta.
Në kombinim me lëngjet, përbërjet në zorrë bëhen shumë të buta. Gjithashtu, tretja mund të përmirësohet me bakteret e acidit laktik, që gjenden në prodhimet ushqimore, siç janë prodhimet e qumështit dhe jogurtit. Në veçanti, kumbullat e thata dhe lëngu i janë shumë efikase.
Po ashtu, ushtrimet e vazhdueshme të lehta i stimulojnë zorrët dhe e bëjnë tretjen më të lehtë. Nëse nuk janë këto masa të mjaftueshme, është e domosdoshme të shkoni te mjeku.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...