Këngëtari i njohur i muzikës popullore Mahmut Ferati ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Shah”, të udhëhequr nga Shqipri Kelmendi, ku ka rrëfyer ngjarje nga jeta dhe karriera e tij personale.
Mes disa momenteve të lumtura dhe të suksesshme nga jeta, këngëtari Ferati rrëfeu edhe një prej ngjarjeve më të hidhura që i kishte ndodhur gjatë viteve të luftës në Kosovë.
Tani e kujton me të qeshura, por në atë kohë ishte krejt ndryshe kur policët serbë e ndaluan atë me veturë në Drenas, duke e ofenduar dhe më pas arrestuar atë.
Ai dhe miku i tij Milaimi e mbajnë mend mirë se si u lidhën, dhe më pas u dërguan një bodrum, duke u marrë në pyetje nga “Milica” e Serbisë.
“Naj shau nënën, naj ngjiti për krahu mu edhe një shoku. Ku jeni kanë, ku shkoni këtë kohë. Ne jemi kanë mysafir dhe po shkojmë në shtëpi i them unë atyre. Mi lidhin duart dhe e mbajë një policë…”, thotë ndër të tjera Ferati.
Për më shumë mund të ndiqni rrëfimin e tij të plotë rreth kësaj çështje, nga minuta 39:00.
https://www.youtube.com/watch?v=pWSrytPgB3s
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...