Derisa zgjedhjet lokale po trokasin, partitë politike janë në kërkim të emrave për t’i qitur në ballë të garës. Si zakonisht lufta e madhe bëhet për kryeqytetin, ku të gjitha partitë i futen garës më shumë seriozitet.
Tashmë të gjitha subjektet janë në kërkim të përzgjedhjes së kandidatëve për kryeqytetin.
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Avni Arifi në një bisedë për Indeksonline ka treguar se janë disa kandidatë të mundshëm nga AAK-ja për kryetar të Prishtinës por se sipas tij, ende zyrtarisht nuk ka asgjë.
Por, pavarësisht mos zyrtarizimit të kandidaturës, Arifi nuk ka dashur të zbulojë se cilët emra po lakohen në këtë parti për Prishtinën.
“Janë disa kandidatë, por ende s’ka vendim. Deri në vendim mund të përcaktohemi për dikë tjetër, andaj jo emra për momentin”, ka thënë ai.
Kujtojmë se në dy mandatet e kaluara kandidatë për të parin e kryeqytetit nga AAK-ja, ishte Besnik Tahiri i cili së fundi është i angazhuar me projekte në Jordani.
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...