Një grup anarkist grek ‘ka gjasa’ që qëndrojnë pas një bombe letër që shpërtheu në zyrat e FMN-së në Paris, ka bërë të ditur një burim i policisë greke.
Hetuesit francezë u kanë thënë homologëve grekë që letra ishte dërguar nga Athina nga një grup anarkistësh, trasmeton portali arbresh.info.
Grupi i ekstremit të majtë grek më parë kishte marrë përgjegjësinë për një pajisje shpërthyese, që u kap në zyrat e Ministrit të Financave gjemane, Wolfgang Schauble.
Gjatë shpërthimit është raportuar se ka mbetur e plagosur një sekretareshë e FMN-së.
Shefja e FMN-së, Christine Lagarde e ka quajtur sulmin ‘akt frikacak të dhunës’./Arbresh.info
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot