Trump kërkon 639 miliardë dollarë për ushtrinë

20:00 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti amerikan, Donald Trump, propozoi të enjten që buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin fiskal 2018 të jetë 639 miliardë dollarë, që sipas vlerësimeve të agjencisë “Bloomberg” premton përshpejtimin e luftës kundër ISIS-it dhe forcimin e ushtrisë amerikane të lodhur nga operacionet 15-vjeçare luftarake.

 

“Buxheti i presidentit për 2018 vendos pikën në rezistencën dhe sigurinë që të fillojë rinovimi i forcave të armatosura të SHBA-ve”, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë në rezymenë e projekt-buxhetit e publikuar të enjten./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme