Nesër, e premte, televizioni publik zviceran emeton emisionin “Meine fremde Heimat» – Kosovo (Atdheu im i huaj-Kosova), që bën fjalë për një përjetim të llojit të veçantë të një vajze 23 vjeçare zvicerane.
Karin Dubler, vetëm kur i ka mbushur 18 vjet ka kuptuar se ajo në fakt kur ka lindur është quajtur Laura Rushiti dhe se prindërit e saj biologjikë janë nga Kosova dhe e kanë dhënë për adoptim pak ditë pas lindjes, transmeton albinfo.ch informacionin e srf.ch.
Çifti zviceran Erich dhe Erika Dubler e ka adoptuar vajzën në Reichenberg të Kantonit Schwyz ndërsa prejardhjen e saj të vërtetë ia ka zbuluar vetëm kur ajo ka mbushur moshën madhore.
Tash ajo shkon për herë të parë në vendin e saj të prejardhjes për t`u njohur me kulturën, vendin dhe njerëzit e atjeshëm.
Në këtë aventurë Karina shoqërohet nga babai i saj adoptues, Erich-u. As ai nuk ka qenë ende asnjëherë në Kosovë, në shtetin më të ri të Evropës.
Ata udhëtojnë me tren, autobus, me kuaj dhe me taksi nga kryeqyteti Prishtina deri në Alpet Shqiptare, nga Prizreni në Mitrovicë, në qytetin e lindjes të prindërve biologjikë të Karinës. Atje ajo përjeton një takim që do t`ia ndryshojë përgjithmonë jetën…
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?