Hanefi Llumnica, vëllai i Avni Llumnicës – i arrestuar si i dyshuar në lidhje me tentim vrasjen e avokatit Azem Vllasi, në Info Magazine ka thënë se vëllai i tij nuk ka lidhje me këtë gjë, në asnjë mënyrë.
Ai ka theksuar që Avniu ka sakrifikuar shumë për lirinë e Kosovës dhe nuk do të bënte veprime të këtilla, kurrsesi, ndërsa ka kërkuar që ngjarja të zbardhet në të gjitha dimensionet e saj, njofton Klan Kosova.
“Nuk besoj. Nuk është e mundshme vëllai im të ketë menduar ashtu. Ne jemi rritur të gjithë në këtë vend. E dimë të gjithë kush ka qenë Azem Syla dhe se ka punuar me Serbinë. Por nuk kemi pse t’i hakmerremi. Nuk ka të bëjë me këtë gjë. Askush nuk mund të më bindë se vëllai im mund të jetë pjesë e atyre lojërave”.
“Vëllai im nuk mund ta ketë bërë këtë gjë. Jam rritur me të dhe e di se nëse do ta kishte bërë, do ta pranonte dhe nuk do të tërhiqej. Ai nuk është njeri që mund të mashtrohet të bëjë veprime të këtilla për pak para. Ka dhënë shumë për Kosovën. Ka sakrifikuar shumë. Ndaj nuk do të mund të bënte veprime të këtilla”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...