Hulumtuesit e Check Point Security kanë zbuluar një dobësi të re në kuadër të aplikacioneve WhatsApp dhe Telegram, të cilat shumë lehtë mund t’iu mundësojë hakërreve që të marrin kontrollin mbi llogarinë e përdoruesve të kompjuterit.
WhatsApp dhe Telegram janë gjithnjë e më shumë aplikacione të popullarizuara për dërgesa të shkurtra, të cilat përdorin enkriptimin end-to-end si masë e sigurisë. Kjo pamundëson që biseda të emitohet vetëm ndërmjet njerëzve të cilët janë të përfshirë në bisedë, pa entitete nga anët tjera.
Dobësia e gjetur iu mundëson sulmuesve që t’i dërgojnë viktimës një kod keqdashës, i cili është i paketuar në formë të fotografisë së parrezikshme. Kur të klikoni në fotografi, sulmi mund të ketë qasje në të dhënat e ruajtura të përdoruesve në WhatsApp dhe Telegram, me çka praktikisht i dorëzohet hakërreve qasje komplete e llogarisë. Në këtë mënyrë, materiali keqdashës mund të përhapet edhe te shfrytëzuesit tjerë./Arbresh.info/
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet