Google ADS

Besart Berisha zbarkon në Kosovë, kjo është deklarata e tij e parë

17:50 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Sulmuesi i Melburne Victory, Besart Berisha, ka zbarkuar në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, për të luajtur për Kosovën në ndeshjen ndaj Islandës, përcjellë Arbresh.info.

“Është kënaqësi që të vijë të luaj për Kosovën. Jam shumë i kënaqur që jam këtu. Mendoj se do kemi shumë suksese pasi që kemi shumë punë për të bërë. Më duhet që të integrohem sa më parë”, ka thënë Besart Berisha për mediat nga Aeroporti i Prishtinës. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme