Jesse James është rikthyer në kohë duke rikujtuar martesën e tij 5-vjeçare me Sandra Bullock në një intervistë të dhënë së fundmi.
7 vite pas momentit më të keq në jetën e tij, ku disa femra zbuluar historitë e tyre me Jesse, ky i fundit ka folur më në fund lidhur me këto skandale të përfolura.
“Po, unë e tradhtova bashkëshorten time”, ka thënë Jesse për “Daily Mail”. “Po e pranova, mbajta përgjegjësitë dhe kërkova falje.Ky është fundi i gjithë kësaj historie. Në përgjithësi të gjithë tradhtojnë, si burrat edhe gratë. Është pjesë e jetës”.
“Njerëzit pëlqejnë shumë të të shohin se si shkatërrohesh. Sa më keq bëhesh, aq më shumë të tjerët gëzohen.
Teksa kujtoj tani atë kohë, mendoj se ka qenë një reagim i tepërt, i cili më shkatërroi”, ka shtuar më tej James.
Megjithatë Jesse shprehet se nuk është penduar aspak për ato çfarë ka bërë në të shkuarën dhe humbjen e kontakteve me Bullock dhe djalin e tyre të birësuar.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...