Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot ka bërë ndarjen e çmimit kombëtar për vepër jetësore në fushën e teatrit.
Jo rastësisht ky çmim është vendosur që të ipet sot, me 1 qershor, sepse juria unanimisht ka vendosur që ky çmim ti ipet aktores Melihate Qenës e cila ka kontribuar shumë tash e sa vite në fushën e teatrit, e sidomos në teatrin për fëmijë.
Melihate Qena u cilësua si një margaritarë i rrallë për shfaqjet që ka dhuruar jo vetëm për fëmijë por edhe për të rritur.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka falënderuar Qenën për gjithë këto vite kontribut dhe i ka uruar suksese më tutje, ndërsa aktorja e njohur tha se zakonisht ky çmim u ipet aktorëve që janë gati për ta përmbyllur karrierën, por ajo u shpreh se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi ende nuk ka arritur që të bëjë një vepër e cila do të mbetet në mendjen e të gjithëve, sidomos të fëmijëve.
“Artistët duhet me i dashtë, me i respektu dhe me pasë shumë kujdes ndaj tyre, besoj që drejtori pasi edhe vet është artist do ti përmbushë të gjitha këto” tha për fund aktorja pasi pranoi çmimin./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...