Google ADS

Shqipëri – Bosnje, publikohet lista

16:38 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Bosnjës e Hercegovinës, Mehmed Bazhdareviç, publikoi listën për dy ndeshjet e marsit. Bosnja do të ballafaqohet me 25 mars kundër Gjibraltarit, e vlefshme për grupin H të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ në futboll, ndërsa me 28 mars në miqësore me Shqipërinë në ‘Elbasan Arena’.

Bazhdareviç ka ftuar edhe Dario Dumiçin (NEC Nijmegen), Daniel Pavlloviçin (Sampdoria), Amer Gojak (Dinamo Zagreb), Riad Bajiçin (Konyaspor) dhe Kenan Kodron (Osasuna).

Lista e futbollistëve të ftuar: Portierë: Asmir Begoviç (Chelsea), Ibrahim Shehiç (Qarabag), Kenan Piriç (Zrinjski), Mbrojtës: Ermin Biçakçiç (Hoffenheim), Toni Shunjiç (Palermo), Edin Cocaliç (Mechelen), Ervin Zukanoviç (Atalanta), Dario Dumiç (Nijmegen), Sead Kolashinac (Schalke), Daniel Pavlloviç (Sampdoria), Mesfushorë: Miralem Pjaniç (Juventus), Mario Vrançiç (Darmstadt), Gojko Cimirot (PAOK), Sanjin Prciç (Rennes), Amer Gojak (Dinamo Zagreb), Edin Vishça (Istanbul BB), Avdija Vrshajeviç (Osmalispor), Danijel Miliçeviç (Gent), Rade Kruniç (Empoli) dhe Sulmues: Riad Bajiç (Konyaspor), Vedad Ibisheviç (Hertha), Armin Hoxhiç (Dinamo Zagreb), Kenan Kodro (Osasuna), Milan Çuriç (Bristol City).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme