Kryeministri Aleksandar Vuciq tha se në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në dhjet ditët e fundit kanë ndodhur pesë gjëra që duhet paralajmëruar, megjithëse nuk pret ndonjë përgjigje për këto.
Ai paralajmëroi se kjo është një tregues se disa njerëz nuk e shohin këtë hapësirë si një mundësi për veprim të përbashkët.
Gjatë takimit të kryeministrave në Ballkanin Perëndimorë në Sarajevë, Vuciq theksoi se e di që me këtë gjë nuk do të ketë mbështetje, por se dëshiron t’i paraqesë pesë gjëra që kanë ndodhur në dhjetë ditët e fundit mes marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës.
Sipas tij, së pari është nisma për krijimin e një ushtri të Kosovës, e cila sipas tij është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshjes së tyre me NATO-n . Pas saj është deklarata për ndërprerjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që tregon se kjo nuk ka ardhur nga Beogradi por Prishtina.
“Ekziston edhe një kërkesë për marrjen e Kosovës dhe Metohisë” edhe pse ata nuk duan të flasin për këtë në Bruksel, për shkak se ata thonë se nuk kanë nevojë për të folur. E katërta është se ata dëshirojnë të krijojnë një departament të ri të veçantë për gjykimin e serbëve dhe e pesta është arrestimi i mbrëmshëm i kryetarit të Ranillugut nga Policia e Kosovës”, ka thënë ai gjatë këtij Samiti.
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...