Rritet prodhimi i naftës në Shqipëri

14:49 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Rivënia në përdorim e rafinerisë së Ballshit ARMO, ka bërë që prodhimi i naftës vendase të ulë ndjeshëm importet.

Sipas të dhënave zyrtare, muaji janar nisi me 40% më pak importe se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ndërsa në pikat e karburnatit në tregjet e vendit, është shtuar sasia e naftës së prodhuar në vend.

Të dhënat statistikore tregojnë se importi i karburanteve ra ndjeshëm në janar. Në këtë periudhë u importua gati 40% me pak naftë ose me pak se 22 mijë ton krahasuar me janarin e vitit 2016.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme