Google ADS

Juria e Big Brother 9 zbulon disa nga konkurentët

14:33 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Karaktere të ngjashëm e të ndryshëm, personazhe me histori njerëzore që përcjellin emocione të forta, por edhe të rinj, të cilët akoma nuk e kanë zbuluar anën e tyre të fortë, egoistë që gjithçka duan nga jeta është të jenë në qendër të vëmendjes apo edhe njerëz me të kaluar të vështirë, me probleme të mëdha familjare e socale.

Këta janë personazhet që do të jenë këtë vit pjesë e shtëpisë së famshme të Big Brother. Juria e këtij edicioni: Erald Pashaj, Anis Ibrahimi dhe Edmond Dragoti kanë zbuluar më shumë për konkurrentët e përzgjedhur të Big Brother 9, i cili pritet të fillojë këtë të shtunë.

Të ftuar pasditen e së hënës në “Pasdite në Top Channel”, tre anëtarët e jurisë thanë se kanë dëgjuar më shumë se 100 konkurrentë, një pjesë e të cilëve kanë qenë tipa mjaft interesantë e me ambicie.
E pyetur se çfarë gjeti përballë këtyre konkurrentëve, Anis Ibrahimi tha se ajo që ishte e papritur për ta ishte ana njerëzore.

Ndërsa psikologu Edmond Dragoti, ndryshe nga dy anëtarët e tjerë, është i mësuar me histori dhe i stërvitur me të dëgjuarin, megjithatë edhe ai pranon se të dëgjosh nuk është aspak e lehtë.

Erald Pashaj, anëtari tjetër i jurisë, i cili po ashtu është i stërvitur me intervista të karaktereve të ndryshme, shton se për të zbuluar karakteret e këtij Big Brother-i është dashur të studiohen më mirë karakteret, meqenëse ky vit ka në fokus dashurinë.

Mes shumë emrave që do të jenë pjesëmarrës ka personazhe me dinjitet, të cilët e kanë kuptuar qëllimin e këtij Big Brother-i dhe me siguri do të dinë t’i përshtaten mjaft mirë formulës, por edhe do të transmetojnë vlera të vërteta tek i gjithë publiku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme