Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori i Hetimeve të Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit nga Njësiti ekonomiko-financiar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas hetimeve intensive të kryera për një kohë të gjatë, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me kryerjen e veprave penale të hyrjes në sisteme kompjuterike, klonim dhe keqpërdorim të kartelave bankare, ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor, transmeton arbresh.info.
Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 16.03.2016 në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, në shtatë lokacione, është realizuar operacioni policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e shtatë (7) personave të dyshuar.
Si vazhdimësi e këtij operacioni policor janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit:
Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:
* 1 pajisje për klonim të kartelave bankare
* 27 kartela bankare, dyshohen të falsifikuara
* 6 kompjuterë
* 11 telefona celularë
* 9 lap top
* 1 IPAD
* 7 USB
* 1 DVR
* 4 armë kalibrash të ndryshme
* 37 fishekë
* 4 hard disqe
* 8220 euro para të gatshme-dyshohet se rrjedhin nga veprat e lartcekura.
Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit, ndalohen për 48 orë në mbajtje policore, për të vazhduar me procedura të mëtejme gjyqësore./Arbresh.info.
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...