Google ADS

Dekreti i ri i Trump bllokohet edhe nga një shtet

14:27 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Gjykatësit federalë në Hawaii dhe Maryland kanë bllokuar dekretin e ri të ndalimit të presidenti Donald Trump.

Ky ndalim pritej të hynte në fuqi nga mesnata e së enjtes, transmeton portali arbresh.info.

Urdhri do të vendoste ndalim 90-ditor për personat nga gjashtë vende me shumicë myslimane dhe 120 ditë për refugjatët.

Të dy gjykatësit vunë në pikëpyetje legjitimitetin e ndalimit, që është kritikuar si diskriminues.

Presidenti Trump insiston që ky veprim është për të ndaluar terroristët të hyjnë në Shtetet e bashkuara./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme