Google ADS

Të shtëna me armë në një shkollë në Francë, disa të lënduar

13:39 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Të shtënat me armë në qytetin jugor të Grasse kanë lënduar disa persona, bëjnë të ditur policia.

Një person që po barte disa armë sulmoi shkollën Tocqueville gjatë mëngjesit, duke qëlluar mbi drejtorin e shkollës dhe plagosur dy persona të tjerë lehtë, transmeton portali arbresh.info.

Një arrestim është bërë dhe komandot kundër terrorizmit nga forca elite Raid janë në vendin e ngjarjes.

Qeveria ka dërguar një paralajmërim për sulm terrorist përmes një aplikacioni mobil./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme