Adele hap profil sekret

13:18 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Këngëtarja Adele ka zbuluar se ka profil sekret në rrjetin “Twitter”, për të cilin nuk është në dijeni menaxhmenti i saj.

Ajo ka hapur profilin e fshehtë pasi që menaxhmenti ia ndaloi të përdorë profilin zyrtar.

“Sonte isha në Twitter. Ata nuk e dinë se kam profil të fshehtë. Në rregull, tash e dinë pasi që e thashë këtë dhe kur them “ata” mendoj në menaxhmentin tim”, ka zbuluar Adele sekretin e saj të madh fansave në koncert.

Adele në një intervistë për BBC zbuloi se menaxhmenti i saj i ka ndaluar qasjen në profil, pasi ndonjëherë kishte publikuar statuse nën ndikimin e alkoolit, shkruan “New York Daily News”, transmeton KosovaPress.

Që nga ajo kohë statuset e saja i kontrollojnë madhe dy persona para se t’i publikojë.

“Atë që lexoni janë me të vërtetë postimet e mia, nuk i shkruan askush tjetër, por ata vetëm i publikojnë”, ka porositur Adele.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme