Ja faqja ku mund të blihet numri i Majlindës

13:23 | 16 Mars 2017
Arbresh Info

Fondacioni ‘Care for Kosovo Kids’ nis ankandin nesër në faqen e internetit: catawiki.com/careforkosovokids. Ankandi përfundon më 24 mars .

Ky numër ka vlerë historike për shkak se Majlinda është kosovarja e parë që fiton medaljen e artë në lojërat olimpike. Ankandi është i hapur për të gjithë njerëzit në mbarë botën dhe ofertuesit më të lartë do ta marrin numrin me nënshkrim të Majlindës.

Ankandi ka për qëllim të mbështesë kujdesin mjekësor të fëmijëve në departamentin e Hemato -Onkologjisë në Prishtinë.

Fondacioni ‘Care for Kosovo Kids’, aktive në Kosovë që nga viti 2013, siguron medikamente për këta fëmijë të cilët janë duke u trajtuar nga kanceri në QKUK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme