Ministri Demolli priti në një takim ambasadorin e Kanadasë në Kosovë

14:39 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli, priti të enjten ambasadorin jo-rezident të Kanadasë në vendin tonë, Daniel Maksymiuk, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy ministrive të Mbrojtjes.

Demolli falënderoi diplomatin kanadez për përkrahjen që Kanadaja dhe Ministria e saj e Mbrojtjes po japin për MSK-në, si dhe e njoftoi ambasadorin me zhvillimet e përgjithshme në FSK dhe me zhvillimet rreth projektligjit për FSK-në.

Në takim u fol edhe për mundësitë e bashkëpunimit jo vetëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Kanadasë, por edhe në fusha tjera përkatëse në nivel vendi.

Nga ana e tij, ambasadori Daniel Maksymiuk premtoi se do të angazhohet për thellimin e  bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë edhe në fusha tjera,  dhe në këtë kontekst edhe në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Kanadasë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme