Google ADS

Barça zgjedh zëvendësuesin e Messit në formacionin e ri

11:26 | 16 Mars 2017
Arbresh Info

Barcelona thuhet se është duke kërkuar yllin e Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele, si një zëvendësues të Lionel Messit në krahun e djathtë.

Gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’ raporton se gjiganti në La Liga është duke menduar transferimin e adoleshentit francez, transmeton portali arbresh.info. Barcelona tentoi për të siguruar shërbimet e tij para fillimit të këtij sezoni, por 19-vjeçari zgjodhi për t’iu bashkuar Dortmundit.

Gjiganti spanjoll dëshiron që sulmuesi të marr rolin e Lionel Messit në krahun e djathtë.

Dembele ka shkëlqyer këtë edicion te Dortmundi, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka krijuar 10 asistime në të gjitha kompeticionet për klubin në Bundesliga./arbresh.info

Të ngjashme