Zgjedhja e kreut të ri të Parlamentit është kthyer në prioritetin e partive përbërëse të shumicës parlamentare në Maqedoni. Mbi Presidentin Gjorgje Ivanov do të vendosej në këtë mënyrë një presion i ri, pasi do të njoftohej zyrtarisht për krijimin e mazhorancës e do t’i kërkohej mandati i formimit të ekzekutivit.
Pas takimit me Ali Ahmetin, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev e ka diskutuar çështjen edhe me liderin e Besës, Bilall Kasami. Sipas drejtuesit të LR-PDSH, Ziadin Sela, në rast se Ivanovi vazhdon ta shkelë Kushtetutën dhe të mos japë mandatin, shumica parlamentare ka të drejtën të votojë qeverinë e re.
Gazeta gjermane “Die Tagespost” shkruan se Maqedonia, krahas krizës qeveritare, tani ka hyrë dhe në krizë kushtetuese, ndërsa nuk sheh ndonjë zgjidhje të afërt në horizont. Ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli bëri një tjetër ndërhyrje për kapërcimin e ngërçit politik.
“Është e rëndësishme që institucionet demokratike të funksionojnë dhe pikërisht aty qëndron zgjidhja”, u shpreh shefi i misionit diplomatik amerikan.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...