Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka takuar sot në Prishtinë eprorët e lartë policorë nga veriu, të cilët janë caktuar nga MPB-ja në pozitat udhëheqëse, por që nuk po paraqiten akoma në punë për shkak të kërcënimeve nga serbët lokalë, bëjnë të ditur burime të Telegrafit.
Sipas këtyre burimeve, gjatë takimit i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Maxhuni ka kërkuar nga eprorët të njoftohet për së afërmi me shkaqet e mos paraqitjes së tyre në punë dhe kërcënimet eventuale ndaj tyre.
Ndryshe, dje është raportuar se majorët policorë Nenad Simiq, Ivan Aksentijeviq, Sasha Millutinoviq dhe Sreçko Banoviq, të caktuar nga Prishtina në pozitat udhëheqëse të policisë në veri nuk janë paraqitur në punë për shkak të kërcënimeve.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...