Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ju kërkon Komisioneve Parlamentare që të monitorojnë qeverinë sipas një kalendari kontrolli dhe monitorimi për çdo fushë përgjegjësie.
“Shqiptarja.com” ka siguruar një shkresë që Meta ju ka dërguar të gjithë kryetarëve të komisioneve parlamentare dhe organeve të tjera të Kuvendit, ku ju lë 16 detyra ku duhet të ndërhyjnë për të përmirësuar performancën e këtij institucioni.
“Ushtrimi më sistematik i funksionit mbikëqyrës së Kuvendit ndaj veprimtarisë së qeverisë. Përdorimi më intensiv i interpelancave. Publikimi në faqen e internetit të Kuvendit i pyetjeve me shkrim të bëra nga deputetët dhe përgjigjeve me shkrim të dhëna nga qeveria.
Planifikimi sistematik i veprimtarisë monitoruese të komisioneve parlamentare sipas fushave të përgjegjësisë, duke përgatitur një kalendar kontrolli/ monitorimi.
Organizimi periodik nga komisionet parlamentare të seancave dëgjimore me ministrat dhe me zyrtarët e lartë të qeverisë.”-thuhet në një prej porosive të Metës.
Në këtë dokument thuhet se zbatimi i pikave të këtij Plani Veprimi do reflektimi në këto pika është i lidhur ngushtë me procesin integrues.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...