Vajza i ofron lypësit një kafe, ai i la një letër që e la pa fjalë

09:35 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Një ditë të ftohtë, një studente me emrin Casey Fischer, ecte nëpër qendrën e qytetit para se të shkonte në klasë. Çdo gjë ishte si zakonisht, por papritmas u ndal për të parë se si një lypës kishte mbledhur disa para dhe po rrinte në të ftohtë.

Ajo mori kafenë e saj dhe më pas i ofroi kafe edhe lypësit në anë të rrugës dhe u ul që të bisedonte me të.Ajo iu përgjigj me entuziazëm të gjitha pyetjeve të njeriut të pastrehë dhe të lodhur, veshur me rroba të pista. Babai e kishte braktisur pasi kishte lindur dhe nëna e tij kishte vdekur nga kanceri.I pikëlluar ai i rrëfeu se e vetmja gjë që donte në jetë ishte të bënte nënën e tij krenare.

Pas një ore bisede, ajo kuptoi se ishte bërë vonë për orën e parë të mësimit dhe tani duhej që të arrinte të kapte të dytën, por lypësi i dha një letër.Ajo u shokua dhe mbeti pa fjalë nga letra që ai i kishte lënë: “Sot doja të vrisja veten, por falë teje nuk do ta bëj, të falënderoj! Je një person i mirë”.Gjesti i kësaj vajze kushtoi vetëm 3 dollarë, por shpëtoi një jetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme