Heroi i ditës: Kërcen nga dritarja për ta shpëtuar (VIDEO)

09:23 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Një punëtor i Mc Donald’s ka kërcyer nga dritarja e shërbimit për t’i shpëtuar jetën një gruaje e cila ishte duke vdekur.

Ai tha se nëse nuk e kishte shpëtuar atë grua atë moment, fëmijët e saj që ishin në veturë me të do të kishin një jetë të vështirë, transmeton arbresh.info.

Pasi që ai e kishte dorëzuar porosinë e kishte parë se vetura po ecte pa drejtimin e gruas, si dhe ishin dëgjuar zërat e fëmijëve duke thënë “mami ndale veturën, mami çfarë je duke bërë”.

Ai kishte kërcyer nga dritarja dhe i kishte dalë veturës përpara duke u munduar ta ndalte, vetura kishte goditur një mur të vogël dhe ishte ndalur pa dalë në trafik.

Fëmija e kishin thirrur ndihmën e shpejtë ndërsa një klient i McDonald’s i kishte dhënë gruas ndihmën e parë e cila më vonë ishte dërguar  në spital.

Punëtori 22 vjeçar tha se do ta bëjë të njëjtën gjë sa herë që të paraqitet nevoja./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme