Google ADS

Policia konfiskon armë në Marinë

09:20 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Me urdhër të Gjykatës, sot rreth orës 06:00 të mëngjesit Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në tri lokacione të ndara, ku gjatë kontrollimit ne dy lokacione janë gjetur, dy pushkë gjuetie, për të cilat nuk posedonin leje, dhe në cilësi të provave materiale janë konfiskuar, ku dy personat e dyshuar D.G., 22 vjeçar dhe N.G., 62 vjeçar, janë arrestuar dhe janë intervistuar nga policia.

Të dyshuarit D.G., 22 vjeçar dhe N.G., 62 vjeçar, pas procedurave intervistuese nga prokurori i Shtetit, janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme