Zekiri thotë se nuk don të bëhet ministër!

09:11 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri në emisionin Click Plus në t21, theksoi se ai nuk ka aspirata të jenë në ndonjë funksion në ndonjë resor, por se ai veten e sheh në parlament si zëri i popullit.

“Nuk kam aspirata për ndonjë resor, mua qytetarët më kanë zgjedhur të jem zëri i tyre në Parlament, por, nëse partia merr vendim të jem unë diku atëherë do ta respektojë këtë vendim. Vendi im është në parlament dhe unë do të kryej funksionin me dinjetitet në interes të qytetarëve shqiptarë”, theksoi Zekiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme