Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi, gjatë një interviste për “Zërin” ka deklaruar se presidenti Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në ushtri është konsultuar vetëm me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, por jo edhe me atë të Kosovës, Isa Mustafën.
Presidenti Hashim Thaçi është konsultuar me Aleksandër Vuçiqin, e jo me kryeministrin Mustafa, rreth transformimit të FSK-së në ushtri, dhe ky fakt është brengosës. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, në një intervistë dhënë “Zërit”.
Madje, zëvendëskryeministri Kelmendi ka thënë se iniciativa e presidentit Thaçi në këto momente është edhe një tentim i tij që ta mbajë nivelin e PDK-së në nivelin e duhur politik. Megjithëkëtë, sipas tij, edhe pse ky hap është i shpejtë, ai është i domosdoshëm dhe që duhet të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, duke folur për ratifikimin e Demarkacionit, Kelmendi ka thënë se po bëhet një zvarritje e panevojshme.
Ai e ka vlerësuar koalicionin LDK-PDK si të qëndrueshëm dhe më të mirin e mundshëm për t’iu dhënë zgjidhje çështjeve të mëdha për vendin. Në fund ai ka deklaruar se në katër vjetët e ardhshme në Kosovë nuk do të ketë të papunë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...