Holanda refuzoi populizmin

09:21 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Populli holandez refuzoi “llojin e gabuar të populizmit”, ka thënë kryeministri Mark Rutte, duke festuar fitoren në zgjedhjet e së mërkurës.

Partia e tij e qendrës së djathtë VVD ia besoi edhe një mandat të tretë si kryeministër, transmeton portali arbresh.info.

Me numërimin e gati të gjitha votave, VVD mundi lehtë Partinë kundër emigrantëve PVV të Geert Wilders.

Edhe Franca e Gjermania do të përballet me zgjedhje këtë vit.

Gara holandeze është parë si një test i mbështetjes për partitë nacionaliste të cilat janë duke fituar terren në gjithë Evropën.

Wilders insiston që “pranvera patriotike” gjithsesi do të ndodhë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme