Google ADS

Stambolli anulon protokollin e qyteteve simotra me Rotterdamin

08:48 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Këshilli i qytetit të Komunës Metropolitane të Stambollit i ka dhënë fund në mënyrë të njëanshme protokollit të qyteteve simotra me qytetin holandez të Rotterdamit pas tensioneve mes Turqisë dhe Holandës.

Vendimi erdhi pasi presidenti Recep Tayyip ERdogan tha se i kishte kërkuar kryeministrit Binali Yildirim t’i thotë kryebashkiakut të Stambollit t’i japë fund paktit me Rotterdamin, transmeton portali arbresh.info.

Tensioni diplomatik midis Turqisë dhe Holandës shpërtheu pasi autoritetet holandeze vendosën që për arsye sigurie të ndalojnë politikanët turq të mbajnë fjalime në Holandë në mbështetje të reformave kushtetuese në Turqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme