Google ADS

7 fjalitë që çdo prind duhet t’i thotë fëmijës së tij

06:59 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Fëmijët nuk janë kukulla, por njerëz të vegjël. Janë të ndjeshëm, të frikësuar, euforikë dhe kuriozë. Për ta gjithçka është e re dhe e mrekullueshme.

Por, kur frika ndaj diçkaje është e lartë, vetëbesimi është i ulët. Këtë duhet të mos e harrojë asnjë prind. Fëmijët nuk duhet të trajtohen nga prindërit sikur ata të ishin robotë të vegjël të gatshëm për t’u komanduar prej tyre. Ata kanë nevojë të mësojnë të jenë “elastikë” për të dashur veten e tyre dhe për të treguar kujdes për të tjerët, për të mësuar të vlerësojnë diçka që kanë humbur dhe për të mësuar të kthejnë humbjet në fitore. Ata kanë nevojë të rrisin vetëbesimin e tyre dhe detyrën për ta bërë këtë e kanë prindërit. Këto janë fjalitë që çdo prind duhet t’i thotë fëmijës së tij:

1- Të dua! Dashuria që prindi mund t’i japë fëmijës nuk është asnjëherë tepër. Ju duhet t’i thoni shpesh fëmijës se e doni shumë dhe se është gjëja më e çmuar në jetën tuaj. Dashuria juaj zhvillon personalitetin e tyre si dhe u jep atyre shpresë.

2- Jam krenare per ty! Fëmija ka nevojë për mbeshtetjen tuaj në atë që bën ose do të bëjë. Edhe pse shpesh nuk do te jeni dakord me atë që fëmija juaj do të ketë dëshirë të bëjë, ju duhet t’i tregoni atij se jeni krenarë për përpjekjet që ai bën për të qenë i pavarur.

3- Gabova, me fal! Nëse pranoni para fëmijës tuaj se keni gabuar për diçka në drejtim të tij, ju i mësoni se jeni njeri dhe mund të gaboni. Ata do të kuptojnë se nëse gabojnë në diçka duhet ta pranojnë duke mësuar të përmirësojnë mangësitë që kanë. Fëmija juaj me anën e kesaj sjelljeje do të kuptojë se të mos jesh perfekt nuk është diçka e pazakontë, kjo sjell rritjen e vetëbesimit të tyre.

4- Të fal! Ndonjëherë edhe të rriturit bëjnë gjëra që nuk duhet t’i bëjnë, thonë diçka që nuk e mendojnë, humbin kohë me gjëra të kota, nuk arrijnë të realizojnë një qëllim që ata kanë, nuk mbajnë premtimet, harrojnë gjëra të rëndeësishme njësoj si fëmijët. Prindi duhet t’i mësojë fëmijës cilat mund të jeneë pasojat e një sjelljeje të gabuar, por pa harruar se edhe fëmijët kanë ndjenja. Është detyra juaj si prind t’i tregoni fëmijës tuaj se i doni pavarësisht gabimeve që ata bëjnë dhe që i doni edhe kur jeni të nxehur me ta.

5- Jam duke të dëgjuar! Është shumë e rëndësishme të dëgjoni me vëmendje fëmijën tuaj. Duke i dëgjuar ju do të keni mundësi të njihni mendimet dhe emocionet e tyre, mund të kuptoni kush është në të vërtetë fëmija juaj. Duke njohur botën e tyre të brendshme ju do ta keni më të lehtë të hyni në kontakt me ta, si dhe të krijoni një lidhje të përhershme. Për t’i treguar fëmijës që po e dëgjoni, përsërisni herë pas here frazën e fundit që ai është duke thënë në atë moment. Kjo do ta bëjë atë të ndihet i rendesishëm.

6- Kjo eshte pergjegjesia jote! T’i mësoni fëmijës përgjegjësitë është pjesë e rritjes dhe zhvillimit të tij. Ju duhet t’i mësoni ata të jenë të përgjegjshëm për vendimet që marrin si dhe veprimet që bëjnë, do të kuptojnë kështu cilat janë veprime të drejta dhe cilat janë të gabuara. Kështu ata do të mësojnë si të jenë të përgjegjshëm në të ardhmen. Për ta bërë këtë ju duhet t’i shprehni besimin tuaj nëe aftësitë e tij.

7- Ke gjithçka që nevojitet per te arritur suksesin! Mësojuni fëmijëve të vlerësojnë forcën dhe dobësitë e tyre për t’u ndjerë më mirë me veten. Edukimi i fëmijës duhet të ketë si bazë dhënien e dashurisë dhe jo ndëshkimet. Nëse ju do të “shtypni” besimin e tyre neë vetvete, ata do vuajnë nga kjo gjë gjithë jeten. Ju nuk duhet të harroni se ai fëmijë një ditë do të rritet dhe do ta ketë të vështirë ose gati të pamundur ta shikojë veten ndryshe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme