Google ADS

Gjërat që nuk duhet t’i bëni gjatë ciklit menstrual

00:57 | 16 Mars 2017
Trina Galanxhi

Dhembjet dhe ndryshimi hormonal gjatë ciklit menstrual janë mjaft të vështira, kështu që secila grua mundohet të lehtësojë dhembjet dhe problemet që sjell ky cikël natyror.

Por nëse qëndroni gjithë ditën shtrirë, shikoni seriale dhe mendoni se kjo sjellje mund të sjell kënaqësi dhe dobi atëherë ka gjasa që jeni gabim, transmeton portali arbresh.info.

Ja cilat gjëra duhet të shmangni gjatë kësaj periudhe.

Mos konsumoni ushqime me shumë krip

Sipas mjekut Thomas A.Molinari, nga New Jersey, shumë gra ndjejnë dëshirën për të ngrënë gjëra me shumë krip, por një gjë e tillë është e dëmshme sepse tret ujin nga trupi juaj.

Mos pini kafe

Molinari thekson se konsumimi i kafeinës gjatë periodave mund të forcojë gjinjtë dhe mund të rrisë ankthin dhe të rrahurat e zemrës. Në vend të kafes konsumoni çaj të gjelbërt, sepse lehtëson dhimbjet menstruale, transmeton portali arbresh.info.

Mos bëni dush

Ky mjek gjithashtu thekson se bërja e dushit gjatë menstruacioneve mund të pengojë zhvillimin normal të mikroorganizmave në vaginë, duke  shtuar rrezikun drejt infeksioneve.

Mos qëndroni pasive

Zgjohuni dhe bëni jetë normale. Sipas mjekut Molinaro, nuk është e nevojshme që të hiqet dorë nga aktivitetet e përditshme.  Të disa gra ushtrimet fizike ndihmojnë në lirimin e endrofines dhe në këtë formë mund të lehtësojnë dhimbjet gjatë ciklit menstrual./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme