James Rodriguez nuk është i kënaqur me pozicionin në të cilin luan te Real Madridi.
Ylli kolumbian nuk është zgjedhja e parë e trajnerit Zinedine Zidane në formacionin e Realit dhe në rastet kur luan, ai nuk është i kënaqur me pozitën në të cilën e përcakton trajneri francez.
James tregon se kur luan me kombëtaren e Kolumbisë është më i lirshëm në fushë, derisa te Reali nuk po e ndjenë atë liri dhe kjo sipas tij po ndikon edhe në performancat që po shfaq me ‘Los Blancos’.
“Me Kolumbinë jam më i lirë në fushë dhe kështu ndihmoj më mirë ekipin”, ka deklaruar James.
“Ndërsa te Reali rreshtohem në vijë me tre mesfushorë të tjerë që do të thotë se kam një rol krejt tjetër”.
“I kam treguar trajnerit të kombëtares, Jose Pekerman, që nëse më duhet të luaj diku tjetër për të ndihmuar skuadrën, do ta bëjë, por më duhet që të kem hapësirë të bëj edhe gjëra të tjera në mënyrë individuale”, ka përfunduar James.
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...