Humbja e telefonit shkakton stres të njejtë sikur ‘një sulm terrorist’

22:09 | 15 Mars 2017
Trina Galanxhi

A ka gjë më stresuese se një sulm terrorist?

Sipas 2,000 britanezëve, humbja e telefonit ose humbja e trenit është po aq stresues sa edhe sulmi terrorist, transmeton portali arbresh.info.

Në një studim të kryer nga Physiological Society, gratë dhe burrat e anketuar janë pyetur mbi ngjarjet më stresuese të jetës së tyre.

Humbja e një përsoni të dashur, ose sëmundja e një përsoni të dashur mban vendin e parë si gjëja më stresuese në jetë.

Por, sipas raportit, përvojat stresuese në jetën e përditshme që sjellin stres janë humbja e telefonit.

Studimi gjithashtu ka gjetur se gratë janë shumë më stresuese sesa burrat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme