Futbollisti shqiptar po shkëlqen me Juventusin

22:08 | 15 Mars 2017
Arbresh.info

Futbollisti nga Ferizaj, Andi Zeqiri vijon të konfirmohet si bomberi i Jvuentusit. Futbollisti me origjinë shqiptare ka shënuar edhe sot në “Viareggio Cup 2017” në barazimin 1:1 ndaj Torontos.

Zeqiri shënoi në minutën e 6-të golin e vetëm për bardhezinjtë që drejtohen nga Groso, por miqtë do të barazonin shifrat në minutën e 72-të me Luke.

Bardhezinjtë mbeten në krye të Grupit të parë, ndërkohë që për Zeqirin nuk ka asnjë sinjal as nga Shqipëria dhe as nga Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme