Kroacia mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në BE dhe NATO

21:18 | 15 Mars 2017
Trina Galanxhi

Kroacia ka dhënë mbështetjen e saj për Malin e Zi në rrugën drejt anëtarësimit të saj në BE dhe NATO, ka deklaruar Ministri i Jashtëm kroat, Davor Ivo Stier.

“Kjo është në përputhje me interesat gjeo-strategjike dhe të sigurisë në Europë”, citohet të ketë thënë Stier pas takimit me homologun e tij malazes Srdjan Darmanoviq, transmeton portali arbresh.info.

Stier ka shtuar se është optimist që procesi do të ‘përfundojë së shpejti’.

Parlamenti kroat ka ratifikuar protokolin mbi pranimin e Malit të Zi në NATO në nëntor të vitit 2016./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme