Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi i cili vjen nga radhët e LDK-së është përpjekur të mërkurën që ta përvetësoj një sukses të Ministrisë të Drejtësisë që udhëhiqet nga ministrja Dhurata Hoxha nga PDK.
Kelmendi i cili nuk e ka as në portofolio e as nuk e njeh çështjen e ligjeve dhe të drejtësisë pasi me profesion është ekonomist dhe meret me biznes, ka deklaruar se ai ka qenë iniciator për regjistrimin e pronave të ish-Jugosllavisë në prona shoqërore të Kosovës.
Ai e ka paraqitur veten si iniciator të vendimit për pronat shoqërore, gjatë një paraqitje në Televizionin Publik të Kosovës, duke harruar se procesi për regjistrimin e pronave të Kosovës ka filluar para 4 muajsh nga ministrja Dhurata Hoxha.
Në fakt, Strategjia Kombëtare për të Drejtat Pronësore në Kosovës, e hartuar nën udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në dhjetor 2016, pas konsultimeve transparente dhe gjithëpërfshirëse afër dy-vjeçare me të gjitha palët e interesuara vendore dhe ndërkombëtare, e ka identifikuar si problem faktin që në Kosovë ka ende prona të paluajtshme të cilat në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare janë të regjistruara në emër të Jugosllavisë dhe të Serbisë.
Nuk dihet nëse Kelmendi është përpjekur tërfitoj ndonjë poen me punën e Ministres Dhuarata Hoxha apo kjo ka të bëjë me luftën mes partive të koalicionit qeveritar PDK-LDK.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...