Google ADS

Meizu Pro 7 vjen me Snapdragon 835

19:53 | 15 Mars 2017
Arbresh.info

Prodhuesi kinez i telefonave Meizu dhe prodhuesi amerikan i çipsetit Qualcomm nuk kanë bashkëpunuar mirë deri tash, por kjo nuk do të thotë se nuk do të bashkëpunojnë në prodhimet e reja.

Raporti nga Kina konfirmon se Meizu planifikon të paraqesë dy telefona të shkëlqyeshëm me çipsetin Qualcomm, pasi që me vite ka bashkëpunuar me kompanitë MediaTek dhe Samsung për harduer.

Njëri nga pajisjet më të fundit të kësaj kompanie do të jetë telefoni Meizu Pro 7, i cili pritet të vijë me çipsetin Snapdragon 835, ndërsa përveç kësaj duhet të ketë edhe dual kamerën.

Prezantimi i Meizu Pro 7 pritet në maj ose madje edhe më vonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme