Gara Ballkanike e Atletikës do të mbahet sivjet në Komunën e Gjilanit, në të cilën do të përfshihen të gjitha shtetet e Ballkanit.
Kjo u bë e ditur sot pas takimit që kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri zhvilloi me nënkryetarin e Federatës Evropiane të Atletikës, Dobromir Karamarinov, i cili shoqërohej nga kryetari i Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani.
Kryetari Lutfi Haziri e ka falënderuar nënkryetarin Karamarinov për mbështetjen që Gara Ballkanike e Atletikës sivjet të mbahet në Gjilan, përderisa e ka njoftuar për infrastrukturën ekzistuese dhe planet për zgjerimin saj akoma më shumë. Haziri ka shfaqur zotimin se së shpejti do të themelohet edhe klubi i atletikës së Gjilanit.
Nga ana e tij, Karamarinov ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen, sidomos ndaj sportit të atletikës. Ai është shprehur i impresionuar me atë që ka parë në garën mbarëkombëtare “Vrapimi i qytetit”, e cila është mbajtur të dielën në Gjilan me pjesëmarrjen e mbi 1 mijë atletëve.
Pas vizitës në Komunën e Gjilanit, Karamarinov i shoqëruar nga udhëheqësi i Njësisë për Sport, Malazog Hoxha, ka vazhduar me inspektimin e stadiumit ndihmës në Gjilan, i cili ka katër korsi të shtegut të atletikës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...